75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Avokati maqedonas: Duhet të amnistohet edhe Grupi i Kumanovës

Avokati maqedonas nga Shkupi, Jovan Joanidis për TV21 ka deklaruar se nuk është kundër amnistisë, por është kundër amnistisë selektive. Ai thekson se kjo më tepër i përngjan pazarit politik, me të cilin rrënohet sundimi i drejtësisë dhe puna e gjykatave dhe prokurorisë.

Siç thotë ai, nëse është miratuar ligj për amnistimin e personave të dënuar për terrorizëm, duke aluduar për pjesëmarrësit e ngjarjeve të 27 prillit. atëherë pse të mos amnistohen edhe pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, transmeton Gazeta Lajm, të cilët po ashtu akuzohen për terrorizëm.