75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 19 Janar 2026 / b l

Avokati paralajmëron: Dënime deri 5 vite për operatorët e skemës së votave

Avokati Shkelezen Sopjani ka folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1 për procesin e rinumërimit të votave, duke vënë në pah manipulime të mundshme dhe humbje të votave nga disa kandidatë.

“Duhet të dal të shihet kush kanë qenë operatorët e kësaj skeme, kush i ka koordinuar dhe organizuar. Këta operatorë janë shumë të rëndësishëm që prokuroria t’i gjejë dhe t’i dënojë, sepse kemi të bëjmë me antarë të KQZ-së apo të deleguar të partive. Për këtë, dënimi është shumë serioz, së paku 3 deri në 5 vite burg”, ka thënë Sopjani.

Ai ka theksuar se PDK-ja është një nga partitë që ka pësuar ulje të konsiderueshme të votave për disa kandidatë gjatë rinumërimit.

“Ka mundësi që kjo situatë të përsëritet edhe në dy apo tre komuna të tjera, siç ka ndodhur në Prishtinë. Nëse e shohim PDK-në edhe si ekip dhe si lojtar të renditjes, ata kanë marrë disa nga humbjet kryesore,” ka shtuar Sopjani.

Ai ka kërkuar që institucionet përkatëse të zbardhin çdo manipulim dhe të sigurojnë ndëshkimin e personave përgjegjës për procesin e votimit.