23:16 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Avokati Qerkini: Ky akt krijon një shqetësim të madh tek qytetarët, sidomos për motivet për të cilat është kryer

Krim i rëndë që ndodhi sot në Prishtinë, ka tronditur opinionin.Dy person kanë vdekur e dy janë plagosur si shkak i një konflikti pronësor.

Avokati Artan Qerkini për Indeksonline ka apeluar qytetarët që çështjet e natyrës së tillë t’i zgjidhin përmes gjykatave.

Ai ka thënë se kontekstet eventuale ndër njerëzore duhet të zgjidhen përmes rrugëve gjyqësore.

“Ky akt krijon një shqetësim të madh tek qytetarët, sidomos në lidhje me motivet për të cilat është kryer akti. Ne si shoqëri duhet të kemi parasysh që të gjitha konfliktet, apo kontestet eventuale duhet të zgjidhen përmes rrugëve gjyqësore dhe se veprimet e kësaj natyre nuk janë të mira. Natyrisht, sepse  jo vetëm që nuk i zgjidhim, por edhe shkaktojnë konflikte tjera të përmasave edhe me te mëdha”, ka thënë Qerkini.

Qerkini ka shtuar se dukuritë e tilla duhet të luftohen dhe që problemet e tilla të adresohen nëpër gjykata.

“Prandaj, si shoqëri duhet ti luftojmë këto dukuri dhe të gjitha problemet duhet ti adresojmë në gjykata. Këto raste duhet t’i adresojmë nëpër gjykata sepse ekzistojnë procedura dhe ligje që duhet t’i përdorë çdo shoqëri për zgjidhjen e kontesteve”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë ka pasur raste të tilla që familjet kanë pasur kontekste pronësore, por që përmes gjykatës i kanë zgjedhur.

“Kam pas raste të kësaj natyre, ku unë i kam përfaqësuar në gjykatë. Ato zgjedhjen ja kanë besuar gjykatës. Pra,  ekzistojnë mekanizma për zgjidhjen dhe adresimin e këtyre problemeve, dhe se në asnjë mënyrë, këtë formë nuk duhet të adresohen konfliktet pronësore”, ka shtuar tutje Qerkini./Indeskonline/