Avokati i Salih Mustafës kërkon që seanca të kalojë në konfidencialitet

Avokat i ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa, ka kërkuar që një pjesë e seancës së sotme paragjyqësore ndaj klientit të tij të mbyllet për media.
Julius Von Bone ka thënë se i kanë marrë materialet nga Prokuroria, ndërsa ka folur për një listë, të cilën tha se do të kërkojë që të trajtohet në konfidencialitet gjatë kësaj seance.
“Kemi marrë materialet nga Prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaft e gjatë. Ndoshta më vonë mund të kërkojë që ta diskutojmë atë listë në seancë të mbyllur”, theksoi avokati Bone.
Ndwrsa gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti atë nëse ka ndonjë problem apo vështirësi me provat e ofruara nga Prokuroria.
Avokati holandez mohoi të ketë ndonjë vështirësi, por tha se është një çështje për të cilën dëshiron që të trajtohet në seancë të mbyllur.
“Jo. Asnjë vështirësi në veçanti, por vetëm një çështje konkrete që dua ta trajtoj në seancë të mbyllur”, tha Von Bone.