75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Avokati: Ta themi troç, prokurorisë vetë i vjen turp për argumentet e veta kundër Selimit

Avokati i Rexhep Selimit në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se vet Prokurorisë së Specializuar i vjen turp për argumentet e veta kundër Selimit.

Ai tha se si mund ta bindë prokuroria, gjykatën, kur as gjykatësit vetë nuk janë të bindur për argumentet e veta.

“Pavarësisht që më keni dhënë 2 orë e gjysmë për parashtrime, prokuroria me argumentet dhe pretendimet e veta, në përgjigjet e argumenteve tona tha vetëm disa pika diskrete që ne i kemi trajtuar shumë më parë. Ta themi troç, prokurorisë vetë i vjen turp për argumentet e veta kundër zotit Selimi. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër, si nga parashtresat e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre me shkrim. Nëse vetë prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër Selimit, si mund t’ju bindë ju? Sidoqoftë”, tha ai.