75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 08 Gusht 2023 / A. M.

Avokatja, Beka-Bunjaku për rastin e Bon Vivant: Gzim Zakuti s’ka kryer veprim kundërligjor!

Avokatja, Teuta Beka-Bunjaku ka shkruar një shkrim rreth situatës së ndodhur në kafiterinë e njohur të Prishtinës, Bon Vivan-t, ku mbetën të plagosur mbi 20 persona.

Sqarim lidhur me rastin në “Bon Vivant”

 I mbrojturi im, Gzim Zakuti i arrestuar në rastin Bon Vivant, tani është ngarkuar nga prokuroria me veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” edhe pse i njejti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim inkriminues natën kritike. Tani kemi nëpër media edhe pamjet e momenteve kritike dhe se Gzim Zakuti nuk shihet fare duke u rrahur apo duke ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor. Pra ai gjendet nën masën e paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh por asesi si rezultat i ndonjë veprimi të tij kundërligjor.