10:37 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Avokatja kërkon që Murat Jashari të mos ftohet në gjykatë

Në seancën e sotme të të akuzuarve për pjesëmarrje në “Syrin e Popullit” një avokate kërkoi që Murat Jashari të mos ftohet në gjykatë.

Fehmije Gashi- Bytyqi, avokatja e Murat Jasharit kërkoi sot që i mbrojturi prej saj të mos ftohet në gjykatë.

Avokatja tha se pasi Jashari është diagnostifikuar si i sëmurë, ai është i papërgjegjshëm penalisht dhe me këtë gjendje që ai ka aktualisht, të mos ftohet në seancat e radhës.

Prokurori Sylë Hoxha e kundërshtoi kërkesën e avokates,ndërsa konstatoi se nga ekspertizat e bëra rezulton se i akuzuari mund të procedojë me dëgjimin e seancave gjyqësore.

Gjykatësja Naime Jashanica pastaj e refuzoi propozimin e avokates.

Murat Jashaarit më 26 janar i është caktuar trajtim psikiatrik.