75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

AVONET: Kufizimi i lëvizjes shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Rrjeti i Organizatave jo Qeveritare AVONET kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të heqin  sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30. Sipas tyre kjo masë e vendosur nuk ka asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pos që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Masa e kufizimit është një prej shkeljeve më të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju është mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre”, vlerëson rrjeti i OJQ-ve.

Andaj, AVONET kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes.  Po ashtu ata kërkojnë që masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtojnë me seriozitet të lartë dhe të ndryshohet manuali.

“Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar’, thonë nga ky rrjet.

AVONET në ditët në vazhdim do të iniciojnë edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marra, ngase disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale.