13:32 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Axha i Kurtit: Kryeministri e ka shumë vështirë, i ka armiqtë brenda dhe jashtë

Hamza Kurti, i cili është axha i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ky i fundit e ka shumë të vështirë udhëheqjen pasi ai i ka armiqtë brenda dhe jashtë vendit.

Ai këto mendime i ka ndarë në një lidhje direkte në Klan Kosova.

“Unë pres që Albini e ka vështirë. Ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikuar, e bashkuar, ndryshe do të ishte situata. Por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e tjetri pas shpine, ai është rrezik i madh”.

“E di që Albini e ka vështirë për shkak se nuk i ka pas vetes partitë politike”.

“Ka armiq të brendshëm. Ka njerëz që kanë thënë që ka kaluar me vajzën e një ministreje të Serbisë, veç me mujtë me e shkelë, por kryesore është që Albini s’është i korruptuar dhe atë s’munden me e shantazhu kurrkund sepse nuk ka korrupsion te ai”.