Axha në moshë, por e luan të fortin e shtëpisë, rrah nënën dhe të bijën

Policia në Shtime ka pranuar një informatë se dy femra (nënë e bijë) janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/babai, mashkull, kosovar, 69 vjeç.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në Shtime.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjahu me 12 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar rastet penale:
- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
- “Dhunë në familje” dhe
- “Lëndim i lehtë trupor”.