75 Mall Live Search
18:21 / E Premte, 28 Janar 2022 / MSH

Axhë e nip dyshohet se kanë sulmuar Policinë në Pejë, pamje kur arrestohen që të dy

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona, të cilët dyëshohet të kënë penguar dhe kanosur dy policë.

Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 17:40, pranë stacionit të autobusëve, raporton Indeksonline.

Të dyshuarit, sipas Policisë, janë axhë e nip.

“Rreth orës 17:40 në rrugën “Adem Jashari” pikërisht para kafiterisë Ylli, dy policë të Stacionit Policor Pejë, janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe janë kanosur nga dy të dyshuarit I.B dhe B.B. (axhë e nip). Të njëjtit janë arrestuar nga policia” ka deklaruar Policia për Indeksonline.