75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 12 Shtator 2023 / S Z

Azemi: Kërkesat e punëtorëve teknik nuk u plotësuan, Vitia zgjodhi rrugën e heshtjes

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ia ka përkujtuar Ministrit të Shëndetësisë  Arben Vitisë, kërkesat e kahmotshme të punëtorëve teknik të sektorit privat të Kosovës, për përmirësimin e kushteve të punës.

 Azemi në një postim në Facebook ka shkruar se kërkesat drejtuar ministrit Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së, nuk u realizuan. Ndërsa thotë se ministri Vitia përkundër që premtoi  se do t’i realizojë shumicën e kërkesave, zgjodhi rrugën e heshtjes.

“Ministrit Vitia dhe drejtorit të SHSKUK pas 6 muajsh ua përkujtuam prapë kërkesat e punëtorëve teknik dhe atyre fizik që punojnë në spitalet e Kosovës, të cilat kërkesa premtoi se shumicën prej tyre do t’i realizoi,në takimin e mbajtur me 21 .02.2023 .Ministri edhe sot e kësaj dite zgjodhi rrugën e heshtjes”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ndërsa ka publikuar disa nga kërkesat  si rritja e pagave mujore minimumi 450euro.  Pagesa e stazhit të punës, të mundësohet ushqimi falas këtyre punëtorëve në mensat e spitaleve etj.