75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 18 Tetor 2024 / Z S

Azemi: Çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri si pasojë e dështimit të qeverisë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me energjinë elektrike.

Azemi ka thënë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri si pasojë e dështimit të Qeverisë.

“Për 4 vjet të kësaj qeverie, nuk është ndërtuar asnjë kapacitet gjenerues i ri për energji, ndonëse me Strategjinë për energji 2022-2031, parashihen investime.Kur po afrohemi drejt muajve të dimrit dhe kërkesa për energji elektrike do të rritet dukshëm, prodhimi aktual në Kosovë nuk është i mjaftueshëm. Kjo na detyron të blejmë energji nga jashtë me çmime shumë të larta, duke rritur çmimin për qytetarët tanë. Avaritë në termocentralet tona, të cilat kanë kaluar jetëgjatësinë e tyre të parashikuar, janë të papritura dhe të rrezikshme’’, ka thënë Azemi.

Më tej anëtari i LDK-së se çdo vonesë në investime po na sjell pasoja të rënda, duke na lënë të varur nga importet dhe duke rrezikuar stabilitetin energjetik të vendit./Indeksonline/