12:03 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është e mjerueshme

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka mbajtur një konferencë me temën “Gjendja e punëtorisë në sektorin privatë në Kosovë”.

Jusuf Azemi tha se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është e mjerueshme.

“Patëm takim me kryeministrin, para disa ditësh ku jemi ndarë të zhgënjyer sepse kur ne i kërkuam që të zbatohet ligji  i punës marrëveshja kolektive dhe paga minimale. Ai na pyeti se pse s’po zbatohet ligji dhe marrëveshje kolektive a . Sa i përket pagës minimale e lusim kryeministrin mos e mbani në qafë një kategori që marrin 130 euro edhe këta duan ta kenë jetën e vet ashtu siç e ka kryeministri dhe fëmijët e tij. Nënshkruaje pagën minimale se i morët në qafë punëtorët e sektori privat.

Me rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 buxheti do të rritet. Iu lusim që të mos luani me djersën e punëtorëve dhe nuk e di çka mund t’iu thotë nesër kryeministri punëtorëve te sektorit privat se çfarë ka bërë për ta. Ne i gëzohemi rritjes se pagave në sektorin publik por Kosova është vendi i fundit me pagën minimale. Qëllimisht kryeministri po e vonon nënshkrimin e pagës”, tha Azemi.

Ndërsa ka shprehur shqetësim për gjendjen e puntorëve në sektorin privat.

“Shpreh shqetësim me vdekjen e punëtorëve në sektorin privat. Iu lusim kthjelluni mendjen dhe mendoni për sektorin privat sepse kjo gjendje është e rëndë. Bashkëpunim i shtetit me kompanitë e papërgjegjshme. Kompania ‘Estemed’ ku punëtorët kanë deklaruar për gjendjen e rënde punojnë pa kontrata pune, ku 7 punëtorë janë larguar. Kjo kompani nuk kemi gjetur punëtorë që ka kontratë pune dhe as që paguan kontribut për shtetin. Kemi raste kur kompanitë private nuk paguajnë Trustin Pensional. I kemi dhënë ATK-së  kompanitë me emër dhe mbiemër dhe ende s’ka nis asgjë”, tha Azemi.

Sipas tij në vitin 2016 janë  katër raste të vdekjeve në punë, në vitin 2017, 20 raste të vdekjeve në vendet e punës, ndërsa në vitin 2018  janë  4 raste të vdekjes së punëtorëve ne vendin e punës.

 

Temat: