75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / S Z

Azemi: Greva e punëtorëve varet nga oferta që do të ofrojë Komuna e Prishtinës

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, nesër do ta pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.

“Nesër pritet që Komuna e Prishtinës të më ofroj ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do ta vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo”, ka bërë të ditur Azemi, nëpërmes një njoftimi në Facebook.

“Greva vazhdon deri në një vendim tjetër”, ka shkruar ai.