75 Mall Live Search
20:26 / E Hënë, 31 Janar 2022 / LB

Azemi largohet nga Përp’uthen, konfirmon projektin e radhës!

Me anë të një statusi në Instagram, Azem Halimi, djali nga lugina e Preshevës, bëri të ditur për ndjekësit që nuk është më pjesë e Për’puthen.

Duke treguar mirënjohje për këtë rrugëtim të veçantë, ndryshe nga shumë personazhë, ai i ka ndarë punët mirë me produksionin. Por mesa duket bota e televizionit i ka pëlqyer dhe Azemi mendon të jetë pjesë e saj.

Me anë të postimeve të fundit kemi kuptuar që ai po përgatit diçka që ka të bëjë më kamerat dhe fotografitë. Por se çfarë konkretisht mbetet për tu parë në vazhdim. Kujtojmë që në Për’puthen ai zhvilloi takime me Tolën, Ritvanën dhe Rrushen, por që me asnjërën nuk arriti të dalë i përputhur. Gjithashtu ai u dallua për qetësinë, edukimin dhe krijimin e marrëdhënieve miqësore pothuajse me të gjithë konkurentët.

Ardhja e tij në emision ishte e veçantë për faktin se vinte nga një vend siç është Presheva. Prej vitesh jetonte në Gjermani dhe mbase projektet në vazhdim lidhen mes dy vendeve.