75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Azemi: Në sektorin publiko-privat ka punëtorë që marrin 292 euro pagë

Rritja e çmimeve në treg ka bërë që çështja e pagave në sektorin privat të rikthehet si një shqetësim kryesor për punëtorët.

Në këtë kontekst, debati për domosdoshmërinë e rritjes së pagave po rikthehet në qendër të vëmendjes.

Për këtë çështje, për Front Onlinen ka folur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka shpjeguar kërkesat dhe pritshmëritë e punëtorëve të këtij sektori.

Ai tha se në sektorin privat ka pasur lëvizje të pagave.

Sipas tij, gjendja te punëtorët që paguhen drejtpërdrejt nga pronarët e kompanive private është e mirë por jo e kënaqshme, ndërsa kompanitë që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale kanë ngecje jashtëzakonisht të mëdha.

“Nuk mund të themi që nuk ka rritje të pagave në sektorin privat, por sektori privat prej kompanive që i quajmë ne publiko-privat, ka ngecje jashtëzakonisht shumë të mëdha, pra kompanitë që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale, përderisa tek punëtoret të cilët punojnë dhe paguhen direkt nga pronarët e kompanive është një gjendje më e mirë, jo e kënaqshme por më e mirë”, tha ai.

Ai shtoi se në sektorin publiko-privat ka punëtorë që ende marrin paga vetëm 292 euro, gjendje kjo që e konsideron jashtëzakonisht të keqe.

“Në këtë sektorë edhe sot kemi punëtorë që marrin pagë 292 euro, te punëtorët që ka prekje shteti dhe kuvendet komunale, gjendjen e kemi jashtëzakonisht shumë të keqe”, tha Azemi./Indeksonline/