75 Mall Live Search
21:10 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

Azemi: Nuk bëjmë marrëveshje me VV-në

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “LDK nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Ai pohoi se me partinë e Kurtit janë “tejkaluar të gjitha mirëbesimet”.

“Ashtu siç jemi deklaruar disa herë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje sepse janë tejkaluar të gjitha mirëbesimet”, tha Azemi në T7.

I pyetur nëse LDK është kontaktuar nga Vetëvendosja, ai u shpreh se pozicioni i LDK-së nuk ka ndryshuar.

“Ky është pozicion i LDK-së, ne jemi aty ku kemi qenë para dhe gjatë fushatës elektorale edhe pasi janë përfundu zgjedhjet që e kemi potencu qëndrimin e LDK-së karshi bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendsoje”, tha Azemi.