75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 13 Prill 2023 / L K

Azemi për vendimin e Gjykatës Supreme: Kjo gjykatë dëshmoi diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po faturohen padrejtësisht

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme që konstatuan që konsumatorët mund të kërkojnë kompensim për rrymën e paguar për katër komunat veriore.

Azemi përmës Facebook ka thënë se kjo gjykata e ka dëshmuar diskriminimin ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po faturohen padrejtësisht, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sot Gjykata Supreme dëshmoi diskriminimin ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët u faturuan padrejtësisht me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë.

Vitin që shkoj, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 100 milionë euro për ti mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit, duke vazhduar avazin e qeverisjes së PAN-it. E gjithë kjo, nga paaftësia për t’u zbatuar marrëveshja për inkasim të faturave dhe duke mos pasur asnjë plan të qartë për dalje nga kjo situatë.

Gjendja po mbetet e njëjtë. Pavarësisht krekosjes për shtrirje të sovranitetit në Veri, rezultati i këtij pushteti po del të jetë vazhdimi i trajtimit të pabarabartë të qytetarëve. Kurse, marrëveshjet e Brukselit të proklamuara si të sukseshme po rezultojnë farsë.