Azemi: Udhëheqës të QKUK-së dhe KRPP-së i kanë shantazhuar punëtorët për përfitime personale

Rreth 260 punëtorë të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbetur pa kontrata pune, duke lënë ambientet e këtij institucioni pa sigurim fizik.
Si reagim ndaj kësaj situate, punëtorët po protestojnë në ambientet e administratës së QKUK-së në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka akuzuar zyrtarë të KRPP-së për keqpërdorime dhe shantazh ndaj punëtorëve të sigurimit.
Ai shtoi se, sipas tij, punëtorët janë shantazhuar për përfitime personale nga zyrtarë të lartë.
“Kushdo që vjen drejtor këtu, veç mundemi me thanë se udhëheqës të QKUK-së dhe KRPP-së i kanë shantazhuar këta punëtorë për përfitime personale. E them me plot përgjegjësi”, tha ai.
Azemi njoftoi se sindikata do të vazhdojë presionin publik nëse nuk merren masa urgjente për kthimin e punëtorëve me kontrata pune.