75 Mall Live Search
13:46 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / MSH

Azer Bislimaj i bronztë në turneun ballkanik të golfit

Azer Bislimaj nga Kosova ka arritur të dekorohet me medalje të bronztë në turneun e golfit Balkan Open 2021.

Turneu i cili u mbajt në Antalya të Turqisë nxori kampionin e Kosovës si të tretin më të mirin në kategorinë brutto.

Siç njofton Sekretari i Fedeatës së Golfit të Kosovës, Azer Bislimaj është ipari kosovar të ketë fituar kupë në gara zyrtare në këtë disiplinë.

Në garën Balkan Open 2021 morën pjesë 40 lojtarë nga 11 shtete të ndryshme.

Gara u zhvillua në dy fusha: Sulltan dhe Pasha Golf Course.

Ekipi kosovar u përfaqësua nga Azer Bislimaj dhe vëllau i tij, Veli Bislimaj, i cili po ashtu pati performancë të mirë./Indeksonline/