75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / L K

Azerbajxhani dhe Armenia drejt marrëveshjes historike të paqes

Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord për lirimin e ndërsjellë të të burgosurve, sipas një deklarate të përbashkët nga të dy vendet, në një hap drejt marrëveshjes së paqes.

“Republika e Armenisë dhe Republika e Azerbajxhanit ndajnë pikëpamjen se ekziston një shans historik për të arritur një paqe të shumëpritur në rajon. Dy vende rikonfirmojnë synimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të arritur traktatin e paqes në bazë të respektimit të parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet në deklaratën e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit AZERTAC.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur për marrjen e “hapave të prekshëm” drejt ndërtimit të besimit midis dy vendeve, Azerbajxhani liroi 32 ushtarë armenë në këmbim të dy ushtarëve azerbajxhanas, “të motivuar nga vlerat e humanizmit dhe si një gjest i vullnetit të mirë”.