Azerbajxhani pushton qytetin e dytë më të madh në Nago-Karabakut

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është shprehur se kanë marrë qytetin e dytë më të madh në rajonin e Nago-Karabakut. Qyteti për të cilin bëhet fjalë quhet Shusha. Aliyev në një fjalim që ka mbajtur ka thënë se dita e sotme është një ditë historike. Kjo ditë do të cilësohet si data e fitores së lavdishme të Azerbajxhanit. Sipas tij, fitorja është marrë në fushën e betejës dhe jo në tryezën e negociatave.
Shusha ka një vend të veçantë në historinë e Azerbajxhanit. Shusha nuk është vetëm perla e Azerbajxhanit por e gjithë Kaukazit. 8 nëntori 2020 ka hyrë në historinë e Azerbajxhanit përjetësisht. Kjo histori do të jetojë përgjithmonë. Kjo është data e fitores sonë të lavdishme. Dhe ne e fituam këtë fitore në fushën e betejës. Jo në tryezën e negociatave,” u shpreh Aliyev.
Azerbajxhani dhe Armenia janë në një konflikt të ashpër rreth Karabakh që kur separatistët armenë të mbështetur nga Yerevani morën kontrollin e krahinës malore në një luftë të viteve 1990 që la të vdekur 30,000 njerëz. Luftimet aktuale shpërthyen në 27 Shtator dhe kanë vazhduar megjithë përpjekjet e përsëritura për të sjellë një armëpushim nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.