75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Azerbejxhani që Kosova e mposhti 4:0, i nxjerr barazim Kroacisë

Kroacia u ndal me barazim ndaj Azerbejxhanit si mysafir 1:1.

Modriq realizoi golin për Kroacinë në ditëlindjen e tij nga penalltia në minutën e 11-të, ndërsa Khalizada shënoi për vendasit duke ia siguruar kështu pikën e parë në këto kualifikime, shkruan Indeksonline.

Me këtë barazim, Kroacia ka 10 pikë nga 5 ndeshje dhe e udhëheq grupin E, ndërsa Azerbejxhani ngel i fundit me vetëm një pikë.

Kujtojmë që Kosova e kishte mposhtur Azerbejxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat bindës 4:0 me het-trikun e Arbër Zenelit dhe golin e Amir Rrahmanit./ /Indeksonline/