13:27 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Azerët me formacion sulmues kundër Kosovës në ”Fadil Vokrri”

Ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve, Kosova do ta zhvillojë sonte.

Në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”, Kosova është nikoqir i Azerbajxhanit.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për Ligën D3 dhe opsionet janë të qarta për ”Dardanët”, transmeton IndeksOnline.

Humbja nuk vihet në pyetje aspak, teksa vetëm fitorja ose edhe një barazim eventual do ta kualifikonte Kosovën tutje.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Bernard Challandes tha se për shkak të përvojës, Azerbajxhani është favorit sonte.

Azerët priten të luajnë lojë ofanzive sonte – dhe ky pritet të jetë formacioni i tyre startues: Salakhat Agayev, Maxim Medvedev, Badavi Huseynov, Pavel Pashayev, Tamkin Khalilzade, Gara Garayev, Richard Almeida, Dmitry Nazarov, Mahir Madatov, Araz Abdullayev, Rufat Dadashov./IndeksOnline/