18:45 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / OSH

Azet ‘dashurohet’ në Dua Lipën

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit më të madh në rajon, ‘Sunny Hill’.


Para një numri të madh të publikut përformoi rep-artisti Azet.

Sot disa imazhe nga festivali Azet ndau me fansat e tij në Instagram, ku në këto fotografi ai shihet pranë artistes Dua Lipa.

Në foton e përbashkët me Duan, ai ka shkruar në gjermanisht se është i “zënë”, shoqëruar me emojit me zemra dhe dry, tipike të çifteve.

Ndërsa miku i tij Zuna i ka uruar “vetëm më të mirat për Azetin”.