Azet dhe Bardhi po vijnë në bashkëpunim ?

Reperi internacional Azet apo siç njihet ndryshe si njeriu i rekordeve qe jemi mësuar ta shohim dhe ne Ballkan duke stërmbushur koncertet e tij rrallëherë bashkëpunon me ndonjë artist shqiptar e sidomos me artista new comerc (artistë të rinj).
Mirëpo kësaj radhe ka vendosur që të bëj një befasi për fansat e tij.
Indeksonline mëson se reperi gjerman, Azet, tashmë ka përfunduar këngën me reperin e ri Bardhi apo fenomenin e Pandemisë.
Ende nuk dihen detaje te tjera rreth këtij projekti por vlen te theksohet se artistët tashme kanë dhe menaxherin e njëjtë Jetmir Agaj i cili menaxhon dy artistet Azet dhe Bardhin.

Indeksonline poashtu ka mësuar që kënga është përfunduar por që data e publikimit ende nuk dihet.
Sigurisht, me bashkimin e forcave të dy reperëve të njohur, kjo këngë do të shndërrohet në hit./Indeksonline/

