Azet dhe DJ Gimi – O publikojnë këngën e re “Bona”

Artistët shqiptare, Azet dhe DJ Gimi – O, kanë prezantuar në mesnatë (e premte) projektin e ri muzikor.
“Bona” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale. Producimi i këngës u bë nga Paix, Lolo79, Menju dhe DJ Gimi – O.
Azet dhe Gimi – O jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, ndërsa janë tejet të pranishëm në tregun muzikor shqiptar.