75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Azet i jep lamtumirën e fundit menaxherit të tij që gjeti vdekjen në Kosovë

Sefa Kaya ishte menaxheri i reperit të njohur shqiptar Azet.

Ai ishte në Kosovë për të organizuar datat për koncertet e reperit derisa në magjistralen Prishtinë-Ferizaj u vetaksidentua me makinë, duke përfunduar pa shenja jete, shkruan Indeksonline.

Reperi Azet ka bërë njoftimin se me datën 25 qershor, të martën do të organizohet funerali i Sefa Kaya-s në Stamboll.

Në emër të familjes ata falënderojnë të gjithë për përkrahjen në momentet më të vështira për ta. /Indeksonline/