19:40 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Azet me dedikim emocional për mikun e tij që humbi jetën në Kosovë

Menagjeri i reperit të njohur shqiptarë Azet, Sefa Kaya para disa ditëve ndërroi jetë në një vetaksident në Kosovë, shkruan Indeksonline.

E kjo padyshim se e ka pikëlluar shumë reperin Azet i cili ka shprehur në disa raste pikëllimin për këtë rast tragjik.

Së fundmi ai përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram ka kujtuar mikun e  tij.

“Qëndron përgjithmonë në zemrat tona,  Sefa King Kaya” : Ka shkruar ai shoqëruar me një fotografi të mikut të tij.  /Indeksonline/