75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

AZET paralajmëron verë të nxehtë, niset nga Gjermania për rekorde të reja në Ballkan

Super ylli i muzikës, Azet, po thyen rekorde në skenën e muzikës.

Këtë sezonë ai ka shumë surpriza për fansat, duke premtuar atmosferë gjigante në koncertet e tij, shkruan Indeksonline.

Vet reperi e ka bërë të ditur që do të jetë në ‘Balkan Tour’, bashkë me shoqëruesit e tij, reperin dhe vëllaun e tij Albi dhe Dj Gimi -O.

No description available.

Menaxheri i tij, Jetmir Agaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kërkesat për të mbajtur koncerte janë jashtëzakonisht të mëdha.

“Kërkesat për të performuar Azet në çdo vend ku ka shqiptar janë jashtëzakonisht të mëdha. Premtojmë verë të nxehtë këtë vit dhe me plotë befasi” tha ai.

Ky sukses i madh vjen pasi çdo këngë e tij dominon në tregun ndërkombëtar, duke u veçuar për zërin e tij tejet të talentuar.

Ndryshe, projekti i tij muzikor është “Ti harro” në bashkëpunim me reperen e njohur, Tayna./Indeksonline/