Azet publikon këngën e re ‘’Abschied’’

Reperi, Azet, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Ai ka publikuar këngën e re solo ‘’ABSCHIED’’, që e ka realizuar edhe me videoklip.
Reperi nga Podujeva që jeton dhe vepron në Gjermani për vetëm disa orë ka arritur të grumbullojë afro 100 mijë klikime.
Fillimi i këngës është kthim në vitin 1993, ku dëgjohet zëri i nënës së tij duke folur në shqip
Përveç YouTube, kënga u lansua edhe në platformat e tjera përfshirë Spotify, AppleMusic, Deezer etj.
Ndonëse prej vitesh jeton në Gjermani, reperi është mjaft i pranishëm me koncerte edhe në trojet shqiptare. /IndeksOnline/