75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Azilantët në Kosovë, pamje të mjerueshme se ku po e kalojnë natën

Muajve të fundit është rritur numri i azilantëve të cilët shfrytëzojnë rrugët ilegale për të hyrë në Kosovë. Kryesisht azilantët janë nga Siria, por ka edhe të shteteve përreth si: Maroku, Algjeria e Tunizia.

Indeksonline ka siguruar një video nga nata e kaluar ku shihen pamje të mjerueshme se ku e kalojnë natën ata.

Në fshatin Magure, në një shtëpi të pabanuar dhe me asnjë kusht jetese, shihen azilantët, duke kaluar natën në kushte lufte.

Në video shihen gjashtë persona të shtrirë në beton, të cilët kanë përdorur disa batanije për të zbardhur mëngjesin disi.

Nga ana tjetër, qytetarët po ankohen vazhdimisht për sjelljet e tyre.

Në disa raste janë lajmëruar edhe raste të vjedhjeve e kërcënimeve nga ta në Prishtinë dhe fshatrat përreth./Indeksonline/

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës