Azpilicueta në bisedime me Atleticon, mund t’i vazhdohet kontrata

Skuadra e Atletico Madridit pritet t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit mbrojtësit të tyre spanjoll.
Bëhet fjalë për Cesar Azpilicuetan, i cili erdhi në verë nga Chelsea pas shumë sezoneve që kaloi me “Blutë” e Londrës, shkruan IndeksOnline.
Sipas “Marca”, atij i është zgjatur kontrata, me Atleticon që i vlerëson kontributet e tij në fushë, por edhe jashtë saj.
Mbrojtësi 34-vjeçar është i lënduar dhe pritet të rikthehet gjatë muajit prill nëse gjithçka shkon sipas planit.
Azpilicueta, ka qenë pjesë e Osasunës, Marseille dhe Chelseat ku ishte pjesë nga viti 2012 dhe ka fituar shumë tituj./Indeksonline/