75 Mall Live Search
00:10 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

“Bab gjaku yt u bëft dritë për brezat që po vin, e i mallkoft mbeturinat Serbo sllave si soji i ketij Shkelzenit”

Pas deklaratave skandaloze kundër UÇK-së, të Shkelzen Gashit ka reaguar edhe djali i heroit Myrtë Zeneli, Ariani.

Ariani me anë të nëj shkrimi thotë se ndihet tejer i zhgënjyer, derisa një përfaqësues i lartë po akuzon UÇK-në për krime, siç është këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ndryshe, Myrtë Zeneli ka qenë bashkëluftëtar i ngushtë i Rexhep Selimit, deputetit të LVV-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Bab asnjeherë nuk kam reaguar as shkruar deri sot per asnje politikan. Jam munduar qe të rri largë nga politika dhe qe tere jeten ta ruaj me kujdes personalitetin tend te Heroit.
Myrt sot jam ndi shumë i zhgenjyer me vendin tim, një perfaqsues u lartë i shteti po akuzojka që UÇK ka kryer krime!!
Kosova nuk po bëhet qysh deshte ti, Kosova që ti derdhe gjakë, e që deshte me shumë se jetën.
Gjaku yt u bëft dritë për brezat që po vin, e i mallkoft mbeturinat Serbo sllave si soji i keti Shkelzenit.