15:28 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Baba i 11 fëmijëve, sherr për trashëgiminë e Maradonës?

Vdekja e Diego Armando Maradonës mund të shkaktojë një sherr brenda familjes pasi lagjenda argjentinase është babai I 11 fëmijëve, 5 fëmijë të njohur ligjërisht dhe 6të paligjshëm.

Sipas Daily Mail, përpara se legjenda e futbollit të vdiste, një nga vajzat e tij kishte deklaruar se ai mund të bëjë një ekip futbolli me fëmijët e tij.

Kjo deklaratë u bë pasi një 23-vjeçare argjentinase u përfshi në betejën për të provuar se është vajza e Maradonës.

“Pibe De Oro” ka njohur dy djem dhe tre vajza si fëmijët e tij me katër gra të ndryshme, përfshi ish-bashkëshorten Claudia Villafane dhe partneren e tij Veronica Ojeda.

Akoma nuk dihet se çfarë ka përfshirë Maradona në testamentin e tij. Por kujtojmë se një vit më parë, ai kërcënoi se nuk do u linte asgjë fëmijëve të tij.

“Nuk do u lë asgjë. Do i jap paratë për bamirësi. Nuk do u jap asgjë nga ato që kam fituar gjithë jetën, do i dhuroj”, do të shprehej më herët Maradona.

Megjithatë, edhe pse ka qenë një nga futbollistët më të paguar në botë, nuk mendohet që pasuria e argjentinasit të jetë në shifra të frikshme.

Gazeta britanike Express shkruan se ai mund të ketë lënë një pasuri prej 100mijë dollarësh.