15:19 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Babagjyshët me motorë

Për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, babagjyshët e Vitit të Ri erdhën më motorë.

Ata shpërndanë dhurata për vogëlushët në një atmosferë festive që u krijua në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nisma e veçantë u mor nga rreth 100 motoristë, të cilët, të veshur si babagjyshë, surprizuan fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në luftë me krimin dhe u sakrifikuan për më shumë rend dhe siguri.