22:53 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Babagjyshi i infektuar me Covid-19 vizitoi shtëpinë e të moshuarve: Vdesin 18 prej tyre!

18 rezidentë në një azil pleqsh në Belgjikë humbën jetën nga koronavirusi dhe shumë të tjerë u infektuan pas vizitës së “Babagjyshit” që shënon festat e fundvitit.

Santa Claus dhe ndihmësit e tij dyshohet se infektuan 121 rezidentë dhe 36 anëtarë të stafit në qendrën e kujdesit për të moshuarit të Hemelrijck në qytetin e Antwerp, shkruan “The Brussels Time”.

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet në shtëpinë e të moshuarve Hemelrijck në Mol, një qytet 50 km në lindje të Antwerpit në Belgjikë, pas vizitës së një ‘Santa Claus’.

Pesë banorë të tjerë kanë vdekur që nga e enjtja pasi kishin rezultuar pozitivë për koronavirus, duke e çuar numrin e të vdekurve në 18. Një total prej 121 banorësh dhe 36 stafi tashmë janë infektuar.

Burri që kishte marrë në dorë të përfaqësonte personazhin më të dashur për festa akuzohet tashmë si “supershpërndarës” i virusit që ka pushtuar botën.