12:45 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Babai biologjik takon rastësisht vajzën e Heidi Klum

Babai i vajzës së madhe të Heidi Klum, Leni, nuk ka qenë pjesë e jetës së saj prej vitesh, por duket se kjo ka ndryshuar pas një ribashkimi në Itali, transmeton Indeksonline.

Babai biologjik i vajzës 14-vjeçare të Heidit është biznesmeni italian Flavio Briatore, por çifti u nda para se Leni të lindte në vitin 2004, kështu që ajo u adoptua dhe u rrit nga ish-bashkëshortin e Klum, Seal.

Heidi dhe Flavio kanë deklaruar prej kohësh se ai nuk ështä pjesë në jetën e Lenës, por diçka ndryshoi dukshëm kohët e fundit, kur babai dhe vajza u takuan dhe u përqafuan në hotelin Cala di Volpe në Porto Cervo në fund të muajit të kaluar.

Na thuhet se Heidi ishte me familjen e saj, duke përfshirë edhe prindërit e saj dhe 3 fëmijët e saj me Seal dhe të gjithë ishin të lumtur dhe të argëtua. Flavio iu bashkua të gjithëve për një qast dhe u pa duke biseduar edhe me Klumin.

Është e paqartë në këtë pikë nëse ky ishte një rast i veçantë, ose nëse babai i Leni ka në plan ta shohë atë rregullisht./Indeksonline/.