Babai dhe djali i Hashim Thaçit kalojnë kohën bashkë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, po kalon kohë në vendlindjen e babait të tij, fshatin Burojë.
Bashkë me gjyshin, Haxhiun, Endriti sot e kaloi ditën me muhabet e ecje nëpër oborr.
Një gjë e tillë e ka emocionuar të birin e ish-komandantit të UÇK-së, i cili tash e katër vjet po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Sot, me gjyshin, muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurjuese. E shtunë me diell në Burojë!” shkroi Endriti.
