Babai djeg me acid djalin e tij, për t’i marrë kujdestarinë ish- gruas!
Me 16 vite burg është dënuar babai i cili akuzohet se kreu sulmin “monstruoz” me acid ndaj djalit të tij tre vjeçar.
Vogëlushi pësoi djegie në fytyrë dhe në krahë gjatë një sulmi në dyqanin “Home Bargains” në Worcester në korrik të vitit të kaluar.
Sipas prokurorëve, 40 vjeçari kishte angazhuar persona të tjerë për të inskenuar prova që do të diskretinonin ish-gruan e tij me qëllim që të fitonte kujdestarinë e fëmijëve. Pesë burra të tjerë u burgosën në Ëorcester Croën Court si pjesmarrës në komplot.
Babai i 3-vjeçarit, i cili nuk identifikohet për arsye ligjore, dhe pesë burrat u gjetën fajtorë pas një gjyqi gjashtë-javor për sulmin me acid ndaj të miturit.Një i pandehur i shtatë, Martina Badiova, 23 vjeç, u gjet e pafajshme për të njëjtën akuzë.

Gjyqtari Robert Juckes QC, i cili dha dënimin, u tha të akuzuarve se kishin kryer një krim “monstruoz” me “acid dukshëm të fortë”, ndoshta të marrë nga një bateri makine.
Ai tha: “Është një gjë e jashtëzakonshme në këtë rast që askush prej jush, edhe pse shumica nuk keni dënime të mëparshme dhe jeni familjarë, nuk e keni pyetur njëherë veten: Çfarë po bëjmë?!”
Gjykata tha se babai nga Wolverhampton por me origjinë nga Afganistani, ishte ” truri” i sulmit në 21 korrik.Gjithçka ndodhi pasi gruaja e tij u largua në vitin 2016, duke marrë me vete dhe tre fëmijët e tyre.