16:48 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Babai e pëson keq, tashmë paralajmëron të tjerët të lajnë duart para se të prekin fëmijët

Jeff Gober u bë baba për herë të parë, kjo e lumturoj pa masë e sidomos kur vajza ishte e shëndetshme dhe e bukur.

Por vetëm një javë më pas, e quajtura Mallori mori një infeksion që i kushtoi me jetë të voglës së familjes Gober.

Babai dhe nëna u detyruan që të shikonin engjëllin e tyre duke luftuar për jetën, deri në momentin kur ajo u largua nga kjo botë. Kurse, pas humbjes që pësoi babai morri forcat që të shkruaj një paralajmërim për prindërit e tjerë.

“Më ka marrë shumë kohë ky shkrim, por mendova që ky mund të ju ndihmojë të mos kaloni dhimbjen që unë po kaloj tashmë. Duhet të jetë të lani duar, nëse keni një fëmijë apo nëse merrni një fëmijë në krah. Lani duar, mirë dhe shpesh” ka shkruar ai.

Virusi që I morri pjesën të voglës është I ashtuquajturi “Herpes Simplex”, që shkakton plagë dhe është ngjitës. Ky virus mund të vërehet menjëherë nga të rriturit dhe nuk ka fuqi të dëmtojë organizmin e të rriturit,  por për fëmijët mund të jetë fatal./Indeksonline/