75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Babai godet vajzën me shuplakë, arrestohet

Një rast i dhunës familjare është raportuar në Hajvali, ku babai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, i dyshuari e ka goditur me shuplakë vajzën e tij, e cila ka deklaruar se nuk ndien rrezik nga ai.

Pas intervistimit të të dy palëve, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit, dhe do të hetohet më tej sipas ligjit.

”Hajvali/ 07.03.2026 – 17:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë vajzën e tij f/k. Pas intervistimit të palëve, dhe pas deklarimit se nuk ndihen të rrezikuar nga i dyshuari, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.