15:13 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Babai i Agonit: Zoti mos e dhashtë që askush ta ketë dhimbjen dhe mllefin tim

Po vazhdon të raportoj para komisionit hetimor babai i të riut Agon Musliu, Naim Musliut, i cili me tone nervozizmi e herë herë me akuza ndaj partive politike, e në veçanti Vetëvendosjes e cila në kohën kur djali i tij u hodh nga konviktet që ishin shndërruar në karantinë, ishte në pushtet, raporton IndeksOnline.

Musliu tha se do të donte që askush të mos përjetonte këtë që po e përjeton ai.

“Zoti mos e dhashtë që askush të përjetoj atë që po e përjetoj unë, dhimbjen time dhe mllefin tim. Mos më keqkuptoni zonja Kusari Lila, por sa aty boni zi e terr e tmerr”, tha Musliu.

Ndërkohë ai disa herë ka hedhur akuza duke e quajtur karantinë  si “burg” të Albin Kurtit,e vdekjen e djalit tw tij si politike./IndeksOnline/