21:28 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Babai i Alabas e pranon se djali mund të bashkohet me Realin

George Alaba, babai i David Alabas e ka pranuar se Real Madridi është i interesuar për të transferuar birin e tij.

George nuk e ka mohuar edhe largimin e Alabas duke thënë se asgjë nuk është vendosur.

“Real Madridi është shumë i interesuar për Davidin. Tani për tani nuk mund të them asgjë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë. Tani nuk është momenti për të diskutuar se kush është i interesuar për të. Ne do të presim fundin e sezonit për të zbardhur të gjitha detajet e reja” ka thënë babai i Alabas./Indeksonline/