75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Babai i Arbër Zenelit flet për situatën pas operacionit

Arbër Zeneli këputi ligamentet e gjurit muajin e kaluar në ndeshjen Bullgari – Kosovë.

Ai iu nënshtrua operacionit të cilin e kaloi me sukses.

Tashmë gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe ka filluar të ecë me ndihmën e një paterice.

Babai i tij, Avniu, foli për gjendjen e mesfushorit kosovar.

“Është duke punuar intenzivisht për tu rikhtyer. Javën e ardhshmë do të udhëtoj në Paris ku do të qëndroj 3 javë për të bërë ushtrime. Shpresojmë të kthehet shpejtë” deklaroi Avniu.

Sipas eksperiencës së futbollistëve, lëndimet e tilla si të Arbërit kërkojnë së paku 6 muaj për tu rikthyer në formën më të mirë. Lëndim të ngjajshëm ka pësuar edhe mesfushori Hekuran Kryeziu. /Indeksonline/