Babai i Arbër Zenelit i falënderon të gjithë për përkrahjen e dhuruar ndaj djalit të tij
Avni Zeneli , babai i Arbër Zenelit në profilin e tij në facebook, i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë Arbërit, shkruan Indeksonline.
“Miq të nderuar ju faleminderes për përkrahjen dhe mbështetjen që keni treguar ndar Arbërit, shum faleminderes” tha Zeneli.
Arbër Zeneli është lënduar në ndeshjen e Kosovës kundër Malit të zi, ku u detyrua të largohet nga ndeshja pas një lëndimi në gju, ku u detyrua edhe të operohet, e ky lëndim e la Arbërin për shumë kohë jashtë fushës./Indeksonline/.