Babai i Artur Mrasorit bën thirrje, që djali i tij të çohet jashtë shtetit për shërimin e syve

Artur Mrasori, polici i lënduar në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit po vazhdon të mjekohet në QKUK.
Ai ka marrë lëndime të rënda në sy nga shpërthimi i bombës.
Babai i tij, Ganimet Mrasori tha për EO-në se po shikojnë mundësinë për ta transferuar birin e tyre jashtë shtetit për shërim.
“Gjendja ta këqyrim si mund të jetë, si mund të ketë një transferim diku jashtë me shku për shkak të shpëtimit të operimit në sy”, tha ai.
Babai i policit të lënduar falënderoi institucionet, të cilat po mundohen për shërimin e djalit të tij.
“Falënderojmë këto institucione që kanë bërë këtu kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, etj”, tha ai.
Kryeministri në detyrë gjatë ditës vizitoi Arturin, teksa premtoi ndihmë institucionale për shërimin e tij.