75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Babai i dehur sulmon gruan dhe djalin

Po vazhdojnë ende rastet e dhunës në familje.

Po thuajse çdo ditë në raportin 24-rësh të Policisë raportohet për dhunën në familje, e rastet kur edhe në gjendje të dehur sulmohen gratë dhe fëmijët.

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Rahovec.

Kjo pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje./Indeksonline