75 Mall Live Search
11:40 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Babai i deputetes Musliu-Shoshi në një klasë me nënën e Leonorës, urimi i veçantë për 7 marsin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar në Facebook-un e saj dy fotografi me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në këto fotografi, deputetja nga rajoni i Drenicës ka treguar kohën kur ishte ajo nxënëse dhe babain e saj të ndjerë.

Ky i fundit ishte me një klasë me nënën e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.

Image may contain: 13 people, outdoor

Kësisoj, kjo tregon miqësinë që deputetja Musliu-Shoshi vazhdon ta ketë me këngëtaren Jakupi

Image may contain: 4 people, people sitting

Më poshtë, postimi i plotë:

Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’i uroj nga zemra të gjitha mësueset dhe mësuesit shqiptarë, ata që i dhanë dhe vazhdojnë t’i dhurojnë dritë, frymë dhe shpirt kombit tonë. Faleminderit që na mësuat në kohët më të vështira! Faleminderit mësuesit tim të parë! Faleminderit që i mësoni fëmijët tanë! Do t’u jemi mirënjohës gjithë jetën!

Urime 7 marsi mësuesve në pension, atyre që vazhdojnë punën dhe mësuesve të rinjë!

Image result for deputetja ariana shoshi
Image result for leonora jakupi